Një person është arrestuar në Podujevë për vjedhje, raporton Llapi.info.

Rastin e ka bërë të ditur vetë Policia e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Sot nga zyrtarët policor të stacionit të Podujevës, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes.

Ka qenë puna operative e hetimore e zyrtarëve policor, ajo që ( vetëm disa minuta pas raportimit të rastit), ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar, si dhe sekuestrimin e një shume të parave.

Personi i arrestuar, B.S, mashkull, 62 vjeç, dyshohet se nga një furgon i parkuar, në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë, ka vjedhë një sasi të parave.

]

 

 

/Llapi.info