Lokale - eSIMy

Një tjetër person është arrestuar në Podujevë, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë në familje, njofton Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, ndërkohë që i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Podujevë, 06.11.2021 – 22:55. Dy viktimat femra kosovare, kanë pranuar tretman mjekësor pasi të njëjtat dyshohet se pas një mosmarrëveshje ishin sulmuar fizikisht nga babai i tyre i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar, pas intervistimit  me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.

Dhuna në familje po vazhdon të jetë dukuri mjaft shqetësuese edhe në Podujevë, ku vetëm gjatë kësaj jave janë raportuar disa raste të natyrës së tillë./Llapi.info