Lokale - eSIMy

Edhe një person i kërkuar nga organet e rendit është arrestuar në rajonin e Podujevës, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, arrestimi i të dyshuarit  është bërë  në fshatin Shtedim të kësaj komunë.

Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi është kryer me urdhëresë të lëshuar nga gjykata, ndërkohë që i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia e Kosovës s’i ka bërë të ditura arsyet që kanë çuar në vënien e prangave./Llapi.info