Edhe një person i kërkuar është arrestuar në rajonin e Podujevës, raporton Llapi.info.

Këtë e ka bërë të  ditur Policia e Kosovës, ani pse nuk ka dhënë detaje të hollësishme

“Rr. Hasan Ramadani, Podujevë 23.01.2021 – 06:15. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, ka thënë PK pa  dhënë detaje tjera.

Ndërkohë, vetëm përgjatë kësaj jave disa persona në këtë komunë janë arrestuar si të shpallur në kërkim. Mirëpo, deri më tani, policia s’e ka dhënë as edhe një detaje shtesë për arsyen e arrestimit dhe se për çfarë kanë qenë të kërkuar të arrestuarit./Llapi.info