Një person është arrestuar në lagjen Mati 1 në Prishtinë mbrëmjen e së hënës.
I dyshuari ishte vozitës i një motoçiklete, tregojnë pamjet të cilat i ka siguruar Paparaci. Policia e ka arrestuar dhunshëm atë.
Rasti ka ndodhur në parkingun e restorantit “Loriano” rreth orës 23:30.
Sipas video-incizimit, dy zyrtarë policorë shfaqen teksa e shtrijnë përtokë dhe prangosin të dyshuarin.
Pamjet, po ashtu tregojnë njërin nga zyrtarët policorë duke e goditur me dorë të arrestuarin.






