Një 64-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit në Shqipëri pasi dyshohet si autori i një zjarrvënieje që ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në një sipërfaqe me ullinj në fshatin Frakull e Vogël.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shtetasi N. K., banues në Frakull të Vogël, u ndalua në flagrancë pas veprimeve hetimore të kryera menjëherë pas raportimit të një vatre zjarri në këtë zonë. Dyshohet se 64-vjeçari ka ndezur zjarr në tokën e tij për djegien e mbeturinave, por flakët janë përhapur duke përfshirë dhe dëmtuar 225 rrënjë ulliri në pronësi të një tjetër shtetasi.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme ligjore.
Policia e Fierit apelon ndaj qytetarëve që të mos ndezin zjarre në asnjë rrethanë, as për pastrim tokash dhe as për asgjësim mbeturinash, pasi çdo zjarrvënie, qoftë e qëllimshme apo nga pakujdesia, përbën vepër penale dhe do të ndiqet penalisht.
Po ashtu, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet e ngjashme në numrin pa pagesë 112, duke garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë dhe të paanshëm.P