Një person është arrestuar mbrëmë, pasi i njëjti ishte në kërkim policor tash e një kohë.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se ai u kap teksa po kalonte kufirin Kosovë – Shqipëri, ku rezultoi se ndodhet në stop-listë në bazë të urdhëresës së Gjuykatës themelore në Prishtinë.
31-vjeçari nga Podujeva ishte dënuar me burgim, për shkak të veprës penale ‘Rrezikim i trafikut të përgjithshëm’.
Pas arrestimit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës.