Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës sot në orët e mëngjesit ka ndaluar një veturë për kontroll në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas verifikimit të personit që gjendej brenda në veturë, ka rezultuar se i njëjti është në stop listë dhe ka urdhëresë aktive ndaj tij.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë, të cilat njoftuan se personi që u arrestua është Sh.,Hasani 29-vjeçar.

Pas arrestimit i njëjti është dërguar në Stacionin Policor “Jugu” dhe më pas është transferuar në qendrën e paraburgimit në Smrekonicë-Vushtrri.