Gjatë ditës së sotme, Policia në Vushtrri, ka arrestuar një person të dyshuar për të cilin kishte urdhëresë aktive të lëshuar nga gjykata kompetente.
Mbi bazën e urdhëresës aktive është arrestuar i dyshuari A. A., 24 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit gjykata kompetente i kishte lëshuar urdhëresë për dy raste të veprave penale “Posedim të paautorizuar të substancave narkotike” dhe “vjedhje”.
Pas përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës të gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.






