Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë ditës së djeshme tre persona në qytetin e Podujevës, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, teksa është bërë e ditur se gjatë kontrollit tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një thikë.

Pa dhënë detaje tjera, Policia ka thënë se të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Llapi.info