Tre persona janë arrestuar në Podujevë, pasi të njëjtit është raportuar se kanë pasur armë zjarri, njofton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është paraqitur nga një femër, ndërkohë që tre të dyshuarit janë intervistuar.
“Podujevë(NN)23.08.2021 –15:18. Ankuesja femër kosovare raporton se deri sa ishte në oborrin e saj duke pastruar kishte vërejtur tre persona meshkuj njërin prej tyre që kishte armë. Të dyshuarit janë arrestuar, pas intervistimit në prezencën e prindërve dhe avokatëve mbrojtës e kanë mohuar veprën . Në konsultim me prokurorin të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia, pa dhënë detaje tjera./Llapi.info






