Tre persona janë arrestuar nga Policia në Podujevë në dy raste të ndara, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, në rastin e parë janë arrestuar dy të dyshuar, të cilët kishin kërcënuar njëri-tjetrin përmes telefonit.

“Podujevë 13.07.2021-20:00.  Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje, përmes telefonit janë kanosur verbalisht. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërkaq, një person i kërkuar nga organet e rendit është arrestuar në fshatin Siboc, i cili më pas është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Fsh. Sibofc (NN) 13.07.2021 – 08:30. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata  është arrestuar një  mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit në Prishtinë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, pa dhënë detaje tjera./Llapi.info