Lokale - eSIMy

Tre persona janë arrestuar dje në ora 11:00 në fshatin Dobërdol të Podujevës, transmeton Llapi.info

Arrestimi i tyre, sipas Policisë së Kosovës, është bërë pasiqë të njëjtit kanë penguar zyrtarët e KEDS-it, të cilët ishin duke bërë shkyçje të energjisë elektrike.

Policia gjatë kontrollimit në shtëpinë e të dyshuarve ka gjetur dhe konfiskuar një karikator i zbrazët i AK/47.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Llapi.info