Tre persona janë arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se kanë kanosur një djalë të mitur.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është cilësuar si “Shtrëngim”.

“Rr. Bajram Bahtiri, Prishtinë, 10.06.2025 – 12:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që të njëjtit kishin kanosur viktimën, mashkull kosovar – i mitur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje,” thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.