Policia ka arritur t’i arrestoj dy personat e dyshuar për rrëmbimin e një gruaje në Fushë Kosovë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i ka thënë Klan Kosovës, se të dyshuarit janë duke u intervistuar në stacionin policor.
“Personat e përfshirë në këtë ngjarje janë identifikuar dhe aktualisht ndodhen në stacion policor ku po intervistohen”.






