Lokale - eSIMy

Pesë persona të dyshuar për krime lufte janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë Speciale, bëhet e ditur në një komunikatë për media nga kjo e fundit.

Siç njoftohet, personat janë arrestuar në Komunën e Skenderajt.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës kanë arrestuar pesë persona të dyshuar për krime lufte. Personat e dyshuar janë arrestuar në Komunën e Skenderajt. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet me kohë në një komunikatë të përbashkët me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim