Lokale - eSIMy

Pesë persona janë arrestuar në rajonin e Podujevës, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, raporton Llapi.info.

Sipas PK-së, arrestimi i tyre është bërë pasi që të njëjtit kanë ndihmuar një të dyshuar, i cili është i kërkuar nga organet e rendit.  

“Rr. Ahmet Haxhiu, Podujevë, 11.12.2020 – 15:15. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj  kosovarë  pasi dyshohet se të njëjtit kanë ndihmuar një të dyshuar tjetër mashkull  kosovarë i cili ishte i kërkuar nga policia dhe ende gjendet në arrati”

Pa dhënë detaje tjera, Policia ka thënë se me urdhër të prokurorit, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Llapi.info