Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në Podujevë në disa raste të ndara, raporton Llapi.info.

Tre prej tyre janë kapur në rrugën “19 Qershori”, të tretë të mitur, pasi të njëjtit e kanë sulmuar një person duke e therur me thikë.

Viktima është dërguar në QKUK, derisa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Policia këtë rast e ka cilësuar si “tentim vrasje”.

Një person tjetër është arrestuar në fshatin Dumnicë. Sipas PK-së, i njëjti ka qenë në kërkim nga organet e rendit.
Ky i fundit është arrestuar na bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, derisa është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smkrekonicës.

Rasti për personin e pestë të arrestuar në Podujevë ka të bëjë me dhunë në familje. Një person ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrave të tij. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ka thënë Policia e Kosovës./Llapi.info