Lokale - eSIMy

Një person është arrestuar në Merdare, ka bërë të ditur Policia e Kosovë në raportin e saj ditor, njofton Llapi.info.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi që tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe 18 fishekë.

 “PKK. Merdare 19.08.2020-15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  të cilit i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy karikatorë dhe 18 fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Llapi.info