Policia e Kosovës ka arrestuar 4 persona nën dyshimin se janë pjesë e një grupi të rrezikshëm kriminal.

Të arrestuarit, D.S., 43-vjeçar, Xh.M., 44-vjeçar, H.H., 63-vjeçar dhe T.Sh., 50-vjeçar, dyshohet se kanë kryer gjashtë vepra të ndryshme penale.“Vrasje në tentativë”, “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “lëndim i rëndë trupor”, “zjarrvënie”, “detyrim” dhe “armëmbajtje pa leje” janë këto vepra të cilët dyshohet se janë kryer në mënyrë të organizuar nga të dyshuarit duke u paguar për këto shërbime.

Të njëjtit dyshohet se në këmbim të pagesës kanë frikësuar dhe lënduar viktima, ku sipas Policisë deri më tani janë identifikuar disa viktima të cilat dyshohet se janë përcjellë për një kohë të caktuar nga ky grup kriminal.

Siç njoftohet viktimat janë të profileve të ndryshme, ku disa nga viktimat e identifikuara kanë qenë direkt të sulmuar, të cilët edhe kanë pësuar lëndime trupore.Aksioni i Policisë që është përcjellë edhe me pamje është kryer dje më datë 23 janar 2023 dhe ka qenë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit.

Operacioni policor thuhet se ka rrjedhur pas zbatimit të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit nga Prokurori i Shtetit që kanë rezultuar me arrestimin e këtij grupi të cilësuar si grup i rrezikshëm kriminal.

Arrestimi i katër të dyshuarve është vlerësuar si rast me rrezikshmëri të lartë, prandaj Policia ka thënë se operacioni është kryer në mbështetje të Njësisë Speciale Intervistuese dhe Njësisë së Reagimit të Shpejtë.

Në njoftimi policor, gjatë kontrollit dhe bastisjeve të kryera në prona dhe shtëpi banimi, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar disa armë e një shumë e konsiderueshëm parash.Bëhet fjalë për dy armë të gjata, katër të shkurtra, 43 fishekë, pesë mijë euro, dy automjete, 4 telefona e edhe mjete të forta.

Policia ka treguar se me vendim të prokurorit kompetent nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, katër të dyshuarit e arrestuar janë dërguar në mbajtje, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore.Tutje është bërë apel tek të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët kanë qenë apo edhe ende janë viktimë e përfshirjes së veprave penale në fjalë, të lajmërohen në Polici në stacionet më të afërta, apo edhe të kontaktojnë në linjat telefonike të Policisë.