Lokale - eSIMy

Katër persona janë arrestuar gjatë 24-orëve të fundit në Podujevë, raporton Llapi.info.

Arrestimi i tyre është bërë në dy raste të ndara. Fillimisht tre persona janë arrestuar, pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dy të mitur, këta të fundit që kanë pësuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur në fshatin Llaushë të kësaj Komune. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet pos tjerash në raport.

Ndërkaq, një tjetër person është arrestuar për ushtrim të dhunës në familje. Ky i fundit më pas është liruar.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari pas intervistimit të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, shkruhet në raportin e Policisë së Kosovës./Llapi.info