Në Fushë Kosovë janë arrestuar dy persona për vjedhje.
Dy të dyshuarit meshkuj të cilët dyshohet se kanë kryer një vjedhje në një shtëpi janë arrestuar.
Në lidhje me rastin me urdhëresë të gjykatës janë kontrolluar dy lokacione, pronë e të dyshuarve.
Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.






