Lokale - eSIMy

Dy persona janë arrestuar dje në fshatin Tërnavë të Podujevës, njofton Llapi.info.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor. Sipas këtij raporti, arrestimi i dy personave është bërë pasi që të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri, e që dyshohet me AK-47.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë, pasi që të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja (dyshohet të AK-47). Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thotë PK.

Pa dhënë detaje tjera rreth këtij incidenti, rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si përdorim i armës apo mjetit  të rrezikshëm”, kurse i njëjti është kategorizuar tek incidentet kriminale./Llapi.info