Edhe dy raste të dhunës në familje janë regjistruar në fillim të muajit shtator në rajonin e Podujevës, raporton Llapi.info.
Në dy raste të ndara, Policia e Kosovës ka bërë ditur se ka arrestuar dy persona, të cilët kanë sulmuar fizikisht bashkëshortet e tyre.
“Podujevë, 01.09.2021 – 21:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor.. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
02.09.2021-06:50. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar është përdorues i substancave narkotike dhe në vazhdimësi përdor dhunë ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës./Llapi.info






