Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Podujevë për dhunë në familje, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, njëri prej tyre është liruar, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

“Podujevë 17.08.2022 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Podujevë 17.08.2022 – 11:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info