Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Sipas PK-së, të njëjtit ishin marrë me trafikim me armë.
Njoftimi i Policisë pa ndërhyrje:
Podujevë (NN) 13.10.2022 – 06:00. Nga njësiti për Hetimin e krimit të Organizuar gjatë një plani operativ kanë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprën trafikim me armë. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar tri armë, 219 fishekë një maskë dhe dy telefona. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.






