Lokale - eSIMy

Dy persona janë arrestuar në Podujevë, pasi të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një person në rrugën “Met Podujeva”, shkruan Llapi.info.

Lajmi u bë i ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, derisa theksohet se viktima ka marrë trajtim mjekësor.

Njoftimi i plotë;

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

·         Rr. Met Podujeva, Podujevë, 02.05.2022 – 17:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe me pas është dërguar në QKUK për shërim të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. ​