Lokale - eSIMy

Dy persona janë arrestuar në Podujevë, pasi të njëjtit së bashku kanë rrahur një person tjetër, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti”.

Policia e Kosovës ka thënë se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit, janë dërguar në mbajtje./Llapi.info