Dy persona janë arrestuar në Podujevë, nën dyshimin se të njëjtit posedonin substancë narkotike, njofton Llapi.info.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, derisa të dyshuarit janë intervistuar dhe të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit posedojnë substanca të dyshuar narkotike. Njëri nga të dyshuarit në stacion policor me telefon iu ka dhënë mundësia që të kontakton avokati i tij mbrojtës, por ai ka tentuar të njoftoj familjaret për t’i larguar armët. Me urdhër te gjykatësit janë kontrolluar dy shtëpitë e të dyshuarve ku në njërën prej tyre janë gjetur dhe sekuestruar:  një pushkë gjuetie dhe një pistoletë me 5 fishekë. Në konsultim me prokurorin janë iniciuar lëndët e rasteve, ndërsa  të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Llapi.info