Dy persona janë arrestuar në Podujevë për vjedhje të rëndë, raporton Llapi.info.

Sipas policisë së Kosovës, të njëjtit kanë shantazhuar dhe detyruar një vajzë të mitur të merr stoli ari në shtëpinë e saj, të cilat më pastaj janë shitur nga ata.

“Podujevë 14.10.2020-00:25. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë të moshës se mitur pasi që të njëjtit me datën e cekur kanë shantazhuar  dhe detyruar një vajzë të mitur  të merr stoli ari në shtëpinë e saj, ku më pas të dyshuarit i kanë marrë stolit dhe i kanë shitur. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, ka thënë Policia e Kosovës./Llapi.info