Lokale - eSIMy

Dy persona në dy raste të ndara janë arrestuar në Merdar, raporton Llapi.info.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, ku thuhet se të dy të dyshuarit kishin qenë në kërkim nga organet e rendit.

Policia s’i ka bërë të ditur emrat dhe arsyet që kanë çuar në arrestimin e tyre. Llapi.info do t’iu mbajë të informuar.

Më poshtë njoftimet e Policisë së Kosovës:

PKK Merdare, 24.12.2022 – 02:45. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit i kërkuari mashkull kosovar.

SPK Merdare 24.12.2022 – 22:20. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit i kërkuari mashkull kosovar./Llapi.info