Lokale - eSIMy

Dy persona në dy raste të ndara janë arrestuar në fshatin Batllavë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Kështu ka njoftuar vetë Policia e Kosovës.

Sipas PK-së, njëri prej tyre ka qenë në kërkim. Policia s’e ka bërë të ditur arsyet që kanë çuar në arrestimin e të dyshuarit.

Njoftimet e PK-së:

Fsh.Batllavë, Podujevë (NN) 10.03.2023-23:50. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.

Fsh. Batllavë, Podujevë 10.03.2023 – 23:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi i është gjetur dhe sekuestruar 0.98 gram substancë e dyshuar narkotike. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.