Dy femra janë arrestuar nga Policia e Kosovës në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, raporton Llapi.info.
Kështu ka bërë të ditur Policia në raportin e saj ditor, derisa të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin për “detyrim”.
“Rr.Zahir Pajaziti, Podujevë, 25.02.2022 – 14:55. Me 04.03.2022 janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi të njëjtat duke kërcënuar dhe shantazhuar, kanë detyruar viktimën femër kosovare t’iu jap atyre para. Me vendim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./Llap.info






