Foto ilustrim

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar dy femra të dyshuara në Pejë, pasi që të njëjtat dyshohen se kanë kryer vepër penale ‘Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’.

Policia bën të ditur se po ashtu ka identifikuar edhe dy femra tjera k/ashkalike të mitura, duke kërkuar lëmoshë pa mbikëqyrje të prindit apo kujdestarit.

Pas intervistimit, të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:oo.