Gjatë javës që lamë pas në Komunën e Podujevës janë raportuar incidente të ndryshme, njofton Llapi.info
Një person i kërkuar është arrestuar në rrugën “Nuhi Gashi”. Sipas Policisë arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë. I njëjti për vuajtje të dënimit është dërguar në burgun e Dubravës.
Në raportin e së shtunës Policia ka njoftuar se”Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se e kishte dërguar vajzën e tij në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë dhe pas tretmanit mjekësor, ishte nisur në drejtim të QKUK-së, mirëpo gjatë rrugës vajza e tij kishte ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”.
Policia këtë rast e ka konsideruar si “trajtim i pandërgjegjshëm shëndetësor”.
Po ashtu në raportin e PK-së, është njoftuar se një person në një bankë në rrugën “Zahir Pajziti” në Podujevë ka deponuar një kartëmonedhë 50 euro false.
“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 21.11.2018-NN. Ankuesi mashkull K/Shqiptar, punëtor i një banke ka raportuar se një klient kishte deponuar një shumë të hollash dhe gjatë kontrollimit, një kartëmonedhë prej 50€ kishte rezultuar si e falsifikuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhej në njoftimin e PK-së.
Gjatë së ditës së shtune, në fshatin Metergovc të Podujevës janë arrestuar dy serbë, pasi që kishin hyrë ilegalisht në Kosovë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Fsh. Metergovc, Podujevë 24.11.2018 – 11:06. Janë arrestuar dy të dyshuar (një mashkull dhe një femër), shtetas të Serbisë, pasi të njëjtit me automjetin e tyre kombi kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në R. Kosovës. Në automjet kishte të ngarkuar 50 kg mjaltë dhe 11 litra raki. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK-ja.
Ndërsa, të dielën mbrëma në fshatin Siboc të Epërm në Podujevë, një punëtor i një bastoreje sportive ka raportuar se është kërcënuar.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se një i dyshuar është futur brenda në bastore nën kërcënim të armës dhe i ka grabitur rreth 400 euro, transmeton Llapi.info
Njësia policore është duke hetuar rastin.
“Ankuesi mashkull K-shqiptar punëtor i një bastore sportive ka raportuar se një i dyshuari i maskuar nën kërcënimin e armës së zjarrit ia kishte grabitur rreth 400 euro para të gatshme”, thuhet në raport./Llapi.info






