Janë mbyllur gropat nëpër rrugët e asfaltuar në disa lokacione të ndryshme të Podujevës, shkruan Llapi.info.
Kështu ka bërë të ditur në një postim në Facebook, drejtori i Shërbimeve Publike, Bahri Selimi.
“Sot kemi inspektuar punimet në projektin e mbylljes së gropave në rrugët e asfaltuara. Jemi në fazën përfundimtare të mbylljes së gropave në qytet ku përfshihet faza e parë e punimeve. Ditëve në vijim do të vazhdojmë me fazën e dytë të punimeve, ku përfshihet periferia e qytetit për të vazhduar pastaj me fazën e tretë me fshatrat. Të nderuar qytetarë – për çdo kërkesë e cila ka të bëjë me gropat drejtohuni në Drejtorinë e Shërbimeve publike, Mbrojtje dhe Shpëtim”, ka shkruar ai.
Për këtë projekt, Komuna e Podujevës ka ndarë dhjetëra mijëra euro./Llapi.info