Llapi ka fituar Kupën e Kosovës pasi ka mposhtur Dukagjinin pas ekzekutimit të penalltive (4-3)

Koha e rregullt u mbyll me rezultat 0-0, ndërsa pas vazhdimeve skuadrat shënuan nga një gol, që dërguan ndeshjen në penallti, shkruan Gazeta Olle.

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, ka vlerësuar se gjyqtari i takimit në ndeshjen e sontme finale kundër Llapit në shumë raste ka anuar kah skuadra llapjane

“Arbitri ishte në shumë raste për Llapin. Kam rezervat e mia. Gjynah që këta djem të trajtohen ashtu. Jemi shumë të zhgënjyer sepse donim t’i bënim dhuratë qytetit të Klinës”, ka thënë Dallku.

“Puna e penaltive është fat. Jam njeriu më i lumtur për djemtë e ekipit tim të cilët treguan se nuk është dallim i madh mes Llapit dhe Dukagjinit. Më vjen keq se si u arbitrua ndeshja”, përfundoi Dallku.