Shefi i grupit negociator me Serbinë, Avni Arifi i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë të shtunën se për vendin që ai drejton do të ishte fitore në qoftë se e merr një metër në Kosovë.

Përmes një shkrimi të shkurtër në rrjetin social Facebook, Arifi ka thënë se sovraniteti dhe territori i Kosovës nuk cenohet nga askush për asnjë çmim.

“Asnjë metër të tokës së Kosovës për asnjë çmim! E urryeshme është ngrirja e konfliktit, e urryeshme është pasiguria dhe gjendja ekzistuese por asnjëra nuk e meriton dhe nuk e merr kurrë as një metër të Kosovës.”

“Sovraniteti dhe territori i Kosovës nuk cenohet nga askush për asnjë çmim. As tash as kurrë” ka thënë Arifi.

Vuqiç, gjatë vizitës së tij në një fshat të Serbisë, Donji Banjani, ka thënë se lidhur me dialogun e Brukselit e kritikojnë ata që kanë vendosur kufirin midis Serbisë dhe Kosovës, kurse “sot do ta donin Shkodrën dhe Drenasin”.

“Lidhur me Kosovën do të kemi ende për të folur. Edhe shumë kemi për të folur me popullin. Shumica e njerëzve në Serbi janë të përgjegjshëm dhe racionalë dhe mendojnë për mbijetesën e Serbisë dhe të ardhmen e saj”, ka thënë Vuçiq. /