Avokati Arianit Koci ka thënë se sot u kuptua se nuk do të ketë liberalizim të vizave edhe së paku pesë vite.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo pasi BE po e përdor liberalizimin si karrem për t’i bërë lëshime Serbisë.

Andaj, ai ka thënë se duhet ndërprerë menjëherë çdo aktivitet ku ata janë ndërmjetësues.

Koci ka thënë se Rama nuk po bën krejt çka mundet, pasi me Kushtetutën e Shqipërisë, çdo shqiptari i takon nënshtetësia shqiptare.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Sot përfundimisht e kuptuam që nuk do të ketë liberalizim të vizave edhe së paku pesë vite.

Pse?

Pse po munden!

Liberalizimi vazhdimisht po përdorët si karem për t’i bërë lëshime Serbisë.

Bashkimi Evropian nuk është partner e as ndërmjetësues serioz.

Prandaj, duhet ndërprerë menjëherë çdo aktivitet ku ata janë ndërmjetësues.

Asnjë marrëveshje me Serbinë, nuk mund të jetë e dobishme, me ndërmjetësues të tillë.

Asnjë!

Në anën tjetër, Edi Rama me tone të ashpra paska thënë se “Qytetarët e Kosovës po mbahen peng, nën diktaturën jugosllave udhëtonin kudo.”

Saktë!

Por edhe Edi Rama, nuk po bën krejt çka mundet.

Me Kushtetutën e Shqipërisë, çdo shqiptari i takon nënshtetësia shqiptare.
Pse nuk ia japin çdo kosovari që ka interes?
Shqiptarë jemi edhe ne.
Plus, të diskriminuar skajshmërisht!

Mbi të gjitha, Shqipëria ia ka dhënë nënshtetësinë shqiptare pjesës kosovare që më së paku e meriton: shumicës së politikanëve kosovarë.