Shkruan Arianit Koci:

Në Podujevë, pranë shenjës “I love ❤️ Podujeva”.

Dikujt mund t’i duket kiç, por nuk është asgjë e pazakontë.

Shenja të tilla i gjen në shumë qytete të botës, duke filluar nga New Yorku, ku nisi për herë të parë më 1976.

Në atë kohë, New Yorku ishte në krizë të thellë.

Krim i lartë, ekonomia buzë falimentimit, qytet i pasigurt dhe i shkatërruar.

Në mesin e asaj errësire, artisti grafik Milton Glaser krijoi falas logon “I love NY”, për të ringjallur dhe kthyer krenarinë dhe shpirtin e qytetit.

Në të njëjtën periudhë, paralelisht, me të njejtin mision, në rrugët e vërteta të New Yorkut u xhiruan disa nga filmat më të fuqishëm të historisë së kinematografisë. Filma ikonik.

Për mua, ata janë prej filmave më të mirë që janë bërë ndonjëherë.

The Godfather me Marlon Brando dhe Al Pacino.
Taxi Driver me Robert De Niro.
Mean Streets me Robert De Niro dhe Harvey Keitel.
Serpico me Al Pacino.
Dog Day Afternoon me Al Pacino.

Filma që e tregojnë realitetin ashtu siç ishte, pa iluzione, me gjithë dhimbjen, betejën dhe brutalitetin e jetës urbane.

New Yorku nuk u dorëzua. U ngrit mbi krizën dhe ndërtoi një identitet të ri.

Sot, këto skulptura janë një simbol global.
Nga Nice, Mumbai, Cebu City, San Francisco, Toronto…

Sa kam informata, në Kosovë këtë traditë e ka filluar Podujeva.

Prandaj, ja edhe një arsye më shumë me e vizitu këtë qytet!