Lokale - eSIMy

Si pasojë e një orteku të borës në Brezovicë, një person ka humbur jetën si dhe një tjetër ka shpëtuar me ndihmën e një ekipi të shpëtimit që ndodhej në vendin e ngjarjes.

Klan Kosova ka mësuar se ekipi i shpëtimit ka arrit ta shpëtojë Ardian Bakallin pasi që e kishte zënë orteku i borës.

Ndërsa personi që ka humbur jetën është Arian Daci, djali i ish Kryetarit të Kuvendit, Nexhat Dacit.