Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është angazhuar në spitalin privat, “Olive”. Këtë çështje e ka ngritur në Kuvend deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Haxhiu beson se ky është konflikt interesi, ndërsa nuk hezitoi të flasë edhe për pagën që sipas tij Vitia e merr në punën e re.

“Sipas raportimeve, paga e ish-ministrit pritet të jetë e majme, mbi 5 mijë euro”, tha Haxhiu.

Se a është në dijeni të kësaj, ai në seancën e sotme të Kuvendit e pyeti ministrin aktual të Shëndetësisë, Rifat Latifin.

Për punësimin e Vitisë, Gazeta Express kishte provuar të merrte përgjigje nga ish-ministri, por ai s’ishte përgjigjur.

Së fundmi, punësimin e tij e konfirmoi vetë spitali, përmes faqes në Facebook.