Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se letra e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump dërguar Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq është shprehje e vullnetit të tij për zgjidhjen e çështjes mes dy vendeve.

“Janë letra që ju drejtohen dy presidentëve ku përgëzohen për punët që kanë bërë dhe ju kërkohet angazhim për zgjidhjen finale – angazhim për zgjidhjen finale dhe deklarohet përkrahja e SHBA për zgjidhjen finale në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Gashi, njofton Klan Kosova.

“SHBA ka qenë tërë kohën e përfshirë dhe ky është deklarim direkt i Presidentit në këndvështrim të parë është pozitiv pasi ai po kthen vëmendjen kah Kosova. Ka pasur kohë kur vëmendjen e ka pasur në zona tjera. SHBA ka qenë gjithmonë të përfshira në çështjen e Kosovës nga viti 1991. Kjo është shprehje e vullnetit të Trump për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, është shprehur Gashi në Info Magazine.

Gashi ka shtuar se qëndrimi zyrtar i SHBA-së është se do të pranojë çdo zgjidhje që mund të arrihet dhe se letrën e Trump duhet lexuar me kujdes.

“Aty ka elemente të rëndësishme dhe elemente se duhet të jemi të kujdesshëm si institucione të Kosovës. Është lajm shqetësues se cili është qëndrimi i institucioneve të Kosovës sepse kemi pozicione të dyzuara të Presidentit dhe Kryeministrit”.