Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka vizituar sot strukturat e kësaj partie në Podujevë, njofton Llapi.info.
Në një postim në Facebook, Gashi është shprehur i bindur në fitoren e LDK-së në Llap, në zgjedhjet që pritet të mbahen në tetor.
“Në zemër të LDK-së – në Podujevë. Nga këtu përjetohet ngrohtësia e shtëpisë sonë politike, e cila të plotëson e të motivon. Jemi në rrugë të drejtë e të mbarë për fitoren tonë dhe të Podujevës”, ka shkruar Gashi.
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor. Në garë për kreun e Podujevës, përveç Zejnullahut, janë Shpejtim Bulliqi i VV-së, Ekrem Hyseni i LDK-së, Besnik Tahiri i AAK-së, Xhemajl Hasani i Nismës dhe Gazmend Islami i Ballit Kombëtar Demokrat./Llapi.info






