Shefja e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se Kosova ka një rol të jazhtëzakonshëm si vend tranzit në luftën kundër krimit të organizuar.
Ajo në konferencën e mbajtur sot dedikuar Luftës kundër Krimit të Organizuar, ka thënë se Bashkimi Europian është i përkushtuar për ta çrrënjosur trafikimin me qenie njerëzore, porse sipas saj edhe Kosova ka mbështetjen e plotë për të zhvilluar operacionet e saj në këtë drejtim, njofton Klan Kosova.
”Trafikimi me qenie njerëzore është në kundërshtim me të gjitha të drejtat e njeriut. Grupet më të cenueshme në shoqëritë tona përfshinë më së shumti fëmijët”.
”Aktiviteti i trafikimit në qenie njerëzore i kthen njerëzit në mallra dhe shkatërron jetën e tyre”.
”Qartazi ka më shumë viktima të konsiderueshme se sa statistikat zyrtare. Me kalimin e viteve BE ka vënë një kornizë ligjore të qëndrueshme dhe ka vendosur një strategji për ta çrrënjosur trafikimin me qenie njerëzore”.
”Bashkimi Europian mbështet Kosovën në këtë rrafsh. Kemi ofruar një 1 milion euro grante për projektin për të luftuar trafikimin me qenien njerëzore”.
”Kosova si vend i origjinës tranzitit, ka një rol për të luajtur në trajtimin e këtij problemi që nga rrënjët e saj. Trafikimi i qenieve njerëzore është një nga format moderne të skllavërisë”.
”Kosova duhet të bëjë më shumë përpjekje që ta zvogëlojë trafikimin me njerëz”.
”Luftimi i trafikimit të qenieve njerëzore është përgjegjësi individuale, por ne duhet ta luftojmë atë në cdo nivel. Duhet të përdorim një qasje gjithëpërfshirëse për të parandaluar trafikimin”.






