Është anuluar projekti për mbështetje të fermerëve më motokultiavtorë dhe pajisje përcjellëse në Komunën e Podujevës, shkruan Llapi.info.

Anulimi i këtij projekti është bërë nga drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në këtë Komunë, Vigan Salihu. Sipas njoftimit të publikuar nga faqja zyrtare e Komunës, thuhet se në këtë projekt janë ofruar dy ofertues, të cilët sipas njoftimit, kanë qenë të papërgjegjshëm.

“Projekti i iniciuar më 30.09.2020, ku janë paraqitur dy ofertues, pas vlerësimit nga Komisioni, të dy OE kanë rezultuar të papërgjegjshëm për arsye të mospërmbushjes së kriterit të liferimit. Më 12.11.2020 është anuluar aktiviteti i prokurimit. Më 18.11.2020 është rishpallur aktiviteti pas hapjes së ofertave të datës 10.12.2020 janë paraqitur dy ofertues, komisioni ka vlerësuar dhe rekomanduar OE fitues. Mirëpo, EO tjetër ka paraqitur ankesë në Organin Shqyrtues së Prokurimit, pas shqyrtimit ankesës nga OSSHP-ja, ka marrë vendim se të dy OR ofertues për furnizim janë të papërgjegjshëm dhe si i tillë anulohet projekti i prokurimit. AK pas vendimit të OSHP-së e anuloi aktivitetin e prokurimit. Ky aktivitet ka qenë i vitit të kaluar me buxhetit e vitit 2020. Buxheti i vitit 2021 nuk e ka parasheh këtë projekt dhe po ashtu nuk është në planin e prokurimit të vitit 2021”, thuhet në njoftim.

Mirëpo, me këtë vendim nuk janë ndarë të kënaqur fermerët llapjanë. Ata në adresë të Llapi.info kanë thënë se

Duhet të bëhet një zgjidhje të kërkohen operatorë të përgjegjshëm dhe të kërkohet buxhet. Ne jemi bujq dhe nuk mund të ofrojmë prodhime të kulturave bujqësore. Nëse komuna ka mungesë buxheti dhe nëse ka mungesë të operatorit të përgjegjshëm, ne fermerët jemi në gjendje të presim derisa të gjeni atë. Duhet t’i bëhet një zgjidhje”, është shprehur për Llapi.info fermeri, Burim Hasani.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe ish-drejtori i Bujqësisë, Vezir Januzi.

“I bëjmë me dije drejtorit Salihu se ai sot ka anuluar një projekt dhe një listë të përfituesve të përzgjedhur sipas vendimit të Komisionit të ngritur nga Kryetari i Komunes së Podujevës dhe të shpallur edhe në ëeb faqen e Komunës së Podujevës duke përfillur secilën rregull dhe secilën dispozitë.  Tek e fundit këto arsye që kanë shtyrë komunën (pa të drejt) të anulojë këtë proces janë procese të ndara njëra nga tjetra. Procesi i tenderimit është proces i veçantë dhe duhet të vazhdojë, kurse mungesën e buxhetit edhe pse nuk qëndron, Komuna ka për obligim të gjej zgjidhje për hirë të fermerëve përfitues të shpallur nga institucioni i quajtur Komunë”, ka shkruar Januzi pos tjerash në Facebook./Llapi.info