Lokale - eSIMy

Është anuluar ndeshja mes Prishtinës dhe Lincoln Red Imps në kuadër të fazës parakualifikuese për Ligën e Evropës, ka njoftuar zëdhënësi i klubit nga Kosova, Avni Durmishi.

Pasi tetë futbollistë të “Plisave” dolën pozitivë në testin për koronavirus, autoritetet e Gjibraltarit, sipas Durmishit, nuk kanë lejuar të zhvillohet ndeshja.

Ai ka njoftuar se UEFA nuk ka dhënë vendim dhe se Prishtina pret që Lincolni të detyrohet të mundësojë zhvillimin e ndeshjes në një nga disa shtetet që kanë pranuar të jenë organizatore e rasteve të tilla, por ka paralajmëruar se ekziston rreziku që të merret vendim sikur me Dritën, që u penalizua me rezultat zyrtar pasi disa futbollistë të saj rezultuan pozitivë me COVID-19.

Image