Drejtoria e Arsimit në Komunën e Podujevës ka anuluar edhe një konkurs, shkruan Llapi.info.

Sipas njoftimit të lëshuar nga faqja e Komunës së Podujevës, anulimi i konkursit për mësimdhënës ishte shpallur më 30 maj.

“Drejtoria komunale e arsimit anulon pozitën e si zëvendësim mësimdhënës/e për histori – edukatë qytetare, e konkursit të shpallur më datën 30.05.2022 me nr protokolli 05-262 për shkak të kthimit në punë të mësimdhënëses pas shfrytëzimit të pushimit mjekësor”, thuhet në njoftim./Llapi.info

NJOFTIMI I PLOTË