Është anuluar konferenca për shtyp e ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli dhe homologut të tij grek, Nikolaos Kotzias e paraparë të mbahet në orën 15:30.

Ende nuk dihen arsyet e anulimit të kësaj konference të përbashkët të kryediplomatëve të të dyja vendeve, njofton Klan Kosova.

Gjatë vizitës së paralajmëruar në Kosovë, shefi i diplomacisë greke ishte paraparë të takohet me homologun e tij kosovar, Behgjet Pacollin dhe presidentin Hashim Thaçi.

Kotzias nuk ka mbërritur ende nga Ohri ku është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Dimitrov bisedoi rreth çështjes së emrit.