Është anuluar edhe një konkurs për punë në komunën e Podujevës, i cili ishte shpallur para rreth një muaji, shkruan Llapi.info.
Siç bëhet e ditur në faqen zyrtare komunale, konkursi i anuluar është për Zyrtar i Lartë për Buxhet dhe Financa në Drejtorinë e Arsimit.
“Anulimi i shpalljes bëhet për shkak të një gabimi teknik te emërtimi i pozitës. Rishpallja e konkursit do të bëhet përmes portalit të konkurseve dhe do të publikohet edhe në ueb-faqen e komunës”, thuhet në njoftim.
Duhet theksuar se në muajin gusht u patën anuluar edhe disa konkurse tjera për punëtorë, pasi që në të njëjtat nuk kishte aplikuar askush./Llapi.info